Shqipëria do të jetë e gatshme që të presë refugjatë ukrainas. Kryeministri Edi Rama gjatë konferencë për gazetarët lidhur me situatën në Ukrainë, pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, u shpreh se me zemër dhe mendje jemi me Ukrainën.
“Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mu duk e udhës të zhvillonim konferencën e jashtëzakonshme për implikimet e luftës mbi Shqipërinë e cila, ndryshe nga vendet e tjera të NATO-S nuk ka varësia të konsiderueshme tregtare nga Rusia, por sidoqoftë nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre, qoftë me Rusinë, qoftë dhe me Ukrainën ,që urojmë të kthehet në normalitet, por që faktikisht është shumë larg normalitetit”, tha Rama.
