Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë.
Që nga data 27 shkurt, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.
Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.
ℹ️Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen e internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2513688
