Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas Suedisë, edhe Finlanda i përgjigjet kërcënimit rus

22:13 / February 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Finlanda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka reaguar pas kërcënimit që ia bëri sot  Rusia se nëse tentojnë të futen në NATO do të mund të përballen me pasoja ushtarake dhe politike. Niinisto dhe ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, thanë se Finlanda nuk është nën ndonjë kërcënim ushtarak, duke kujtuar se situata ushtarake mbetet e qetë në afërsi të Finlandës.

“Forcat e Mbrojtjes Finlandeze kanë gatishmëri të mirë për të përmbushur përgjegjësitë që i takojnë. Finlandezët mund të kenë besim në forcat tona të mbrojtjes”, pohoi Kaikkonen.

Niinistö tha se Finlanda nuk po mendon t’i bashkohet NATO-s, shkruan helsinkitimes.fi

Ministri i Punëve të Jashtme Pekka Haavisto tha se politika finlandeze e sigurisë është krijuar për t’i bërë ballë kohërave të krizës.

“Ne do të nxjerrim përfundime pas krizës se çfarë masash nevojiten,” tha Haavisto.

Finlanda ka njoftuar se qëndron në krah të Ukrainës. Ajo tashmë ka dërguar ndihma financiare për vendin si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes Bashkimit Evropian. Ndërkohë, forcat finlandeze të mbrojtjes kanë filluar të hetojnë se çfarë armësh apo materiale të tjera mbrojtëse mund të dhurojë pa dëmtuar aftësitë e veta mbrojtëse. 

Kaikkonen tha se Finlanda është “pozitive” në lidhje me kërkesat nga vendet e tjera për t’i ofruar Ukrainës armë dhe furnizime të tjera të marra nga Finlanda.

Kryeministrja Sanna Marin (deklaroi se Finlanda do t’i përgjigjet pushtimit rus me sanksione së bashku me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian. 

“Nuk mund t’i vendosësh një çmim paqes, stabilitetit dhe jetëve njerëzore,” theksoi ajo, duke shtuar se reagimi ndaj sanksioneve është i pashmangshëm. 

“Kjo është kostoja e kësaj situate. BE-ja nuk e donte këtë situatë. Kjo është për shkak të veprimeve të Rusisë”.

finlanda Lufte rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarme të rreme për sulme bërthamore në Ukrainë dhe Rusi, hakerët ndërhyjnë në aplikacionet e emergjencës

19:23 / November 2, 2026

Alarm për përshkallëzim të ri SHBA-Iran, analistët paralajmërojnë mundësinë e një sulmi të ri ushtarak

13:11 / November 2, 2026

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

12:59 / November 2, 2026

Nesër zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, sondazhet e fundit i japin avantazhin demokratëve

12:48 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.