Drejtoria e Anti-Terrorit ka referuar në organin e akuzës në Elbasan dosjen hetimore ndaj të riut shqiptar Emanuel Bazanji që po lufton në Ukrainë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Shqiptari 24-vjeçar ka qenë për rreth 2 vite pjesë e repartit të komandove pas përfundimit të kursit për nëntetar.
Bazanji është me origjinë nga Berati. Familja e tij ka jetuar për disa vite në Elbasan për t’u shpërngulur më pas drejt Tiranës ku dhe janë të vendosur aktualisht.
