Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kollçaku: Rusia po lëviz në tre drejtime, trupat e saj u zunë në “befasi”, synohet eliminimi i qeverisë

10:00 / February 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
338ed1c5 1bcf 4032 a6b9 3aeff851b87e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Bardhyl Kollçaku ka analizuar situatën e krijuar në Ukrainë pas nisjes së pushtimit rus. I ftuar në emisionin Publikisht në RTSH ai deklaroi se Rusia ka objektiv kryesor të rrëzojë qeverinë duke sulmuar sipas një model klasik në tre drejtime për të rrethuar Kievin.

“Objektivi kryesor është të rrëzojë qeverinë legjitime. Ka vendosur edhe një listë të personave që do të arrestojnë dhe të vrasin. Vrasja e presidentit bëhet për të vendosur një qeveri pro ruse. Një nga objektivat strategjike është të rrethojë Kievin. Sulmi po zhvillohet sipas një skenari klasik në tre drejtime. Nga veriu nga Bjellorusia, në kufirin ku bashkohen tre shtetet Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, Po vazhdohen luftime edhe në periferi të Kievit ku është marrë një fushë aviacioni dhe në anën tjetër 10 apo 20 km larg qeverisë. Vazhdojnë luftimet edhe në drejtimin tjetër lindor. Sot ka pasur zhvillime edhe nga Krimeja. Këto kanë qenë të koordinuara në goditjen me aviacion”, u shpreh ai.
Por ajo që i ka zënë në befasi rusët sipas Kollçakut është rezistenca heroike e ushtarëve ukrainas që kanë zgjedhur të mbrojnë vendin e tyre deri në vetëmohim.
“Qëllimi është që të krijojë një situatë terrori dhe pasigurie. E kombinuar me grupe speciale, parashutiste që mundësojnë krijimin e forcës ajrore dhe për të lidhur forcat tokësore me nyjën kryesore që është Kievi. Ajo që dua të nxjerr këtu është se forcat ruse nuk i kanë pasur objektivat si kanë dashur sepse ka pasur një rezistencë heroike të ushtarëve ukrainas deri në vetëmohim. Kjo është përtej parashikimeve të rusëve.
Ky do të jetë një tmerr i vërtetë për pushtuesit rusë. Rezistenca përballë një agresori që është në epërsi numerike është e admirueshme. Qëllimi i Ukrainës është për jetë a vdekje. Nuk ka kthim mbrapa. Kthimi mbrapa është vetëm kur të ikin me turp nga rezistenca qytetare dhe të kombinuara të dyja këto do të jetë fundit i Putinit. Ky është fillimi i fundit të tij. Ai ka bërë gabimin më të tmerrshëm”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.