Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mesazh dibranëve: Rruga e Arbrit tani është realitet. Ata të tjerët ju kanë shaluar në rrena

12:39 / February 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Peshkopia se tashmë rruga e Arbrit është realitet. Rama nuk harroi që të shigjetonte dhe kandidatin e opozitës në Peshkopi si dhe gjendjen ku ndodhet PD.

“Vota në 6 mars është votë për këtë punë se unë i di dibranët, i di tashi se u bë kohë e gjatë që i di, për shkak të detyrës kuptohet. Kur kam ardhur për herë të parë në Dibër në një mbledhje këtu, nuk mora vesh asgjë çfarë thanë. Të gjithë qeshnin, u bëra top në lojë, hudh e prit mu, 2 metra top dhe i mësova. Tani gjithë ky tangërlllëku i madh me shku për një bravë, ose një bisht vareje turp i madh. Ose të rrijë në shtëpi fare, se ia bëjmë ne rrugën. Se për të premtuar e premtuan ata, por për të bërë ne. Të rrinë në shtëpi fare, por mos ta ulin veten kaq shumë.

Dhe tek hoteli i Astritit me sheqerparen historike dhe me bravën demokratike nuk shkon. Është skandal. Nuk e di a ka ardhur ndonjë demokrat fshehtas këtu, por edhe nëse nuk kanë ardh i keni fqinj, merrini e thojini nuk shkon. Kur thonë dibranët të japin ujë në bisht të lugës kanë të drejtë, por ujë në bisht të varesë nuk ka. As ujë në bisht të bravës nuk ka. Kështu që edhe për të mirën e atij kampi, kush e do atë punë të rrijë sa të ikin të dy. Duhet të ikin të dy, jo njëri.

Duhet hapur brava dhe duhet futur vareja në magazinë. Kjo për pak humor se qeshim se nuk qajmë dot për atë hall. Po e mbyll me këshillimin kombëtar, do iu lutesha ta plotësojnë. Sa ku më shkruajnë mua në Facebook 7 komente se kjo punë është kot, të plotësojnë pyetjen. Ne do ta bëjmë këtë edhe vitin tjetër. këshillimin kombëtar do ta kthejmë në një urë komunikimi me të gjithë.

Kijeni parasysh, vërtetë pritët gjatë, por rruga e Arbrit tani është bërë realitet. Mua mos më kërkoni llogari dhe për ata që ju kanë shaluar në rrena para meje dhe ju kanë lënë të prisni me dekada. nëse ka pasur vonesë dhe nga ana jonë, vonesat nga ana jonë janë vonesa që ne nuk i kemi në dorë. Pse u ktheva këtu. Sepse rrugën e arbrit tani që e kemi aty duhet ta sjellim këtu. këtu duhet ta sjellim ne, se nuk ka kush e sjell tjetër po nuk e sollëm ne. Më të mirë se ne nuk ka, jo s’ka. Kështu që duhet të sjellim Rrugën e Arbrit këtu se është vërtetë tani…ne Klosin e duam shumë, por që Klosi të parakalojë Peshkopinë është e rëndë. Kështu që do ta përballojmë dhe disa kohë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.