Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj nga Rrogozhina: Grida dhe Jorida nuk bënë dot një punë në Tiranë, si do bëjnë këtu?

12:58 / February 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4ab796d7 71d7 4db9 a1cd 5f762f74713e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa na ndan edhe një javë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Rrogozhinë, ku gjatë një takimi me banorët tha se Saliu dhe Luli “e duan votën për sherr, ndërsa ne për punë”.

Ai tha se Edison Memolla është njeriu i punës, që duhet votuar nga të gjithë në 6 mars, edhe nga demokratët e zhgënjyer nga sherret e Lulit me Saliun.

Pala tjetër thotë: Ma jepni votën, se i duhet shefit që t’i thotë Saliut se unë jam më i fortë se ty, ndaj bravën do e mbaj unë. Nuk e duan votën për punë, e duan votën për sherr. Pra, Luli e do votën si levë të godasë Saliun, që ta përzërë nga partia kur të vijë herën tjetër. Saliu e do votën si “kokëdash” ose si shkallë, që të futet në kalanë e SHQUP-it. E duan votën për hallet e tyre, e duan si kopan, që të zihen me njëri-tjetrin. Ne e duam votën për punë dhe kjo është diferenca mes nesh dhe atyre. Vota për punë, jo vota për dhunë! Vota për të na bërë bashkë, jo vota për t’u përçarë; vota që na çon përpara, jo vota që na çon mbrapa”, nënvizoi Veliaj. 

Ai theksoi se dy të dërguarat e Lulzim Bashës në Rrogozhinë dhe në Vorë, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nuk kanë bërë asnjë punë në Tiranë. Sipas tij, kush dështon në Tiranë, nuk bën dot punë as në Rrogozhinë, as në Vorë. 

“Luli ka sjellë dy nënkryetaret: Gridën në Rrogozhinë, Joridën në Vorë. S’kam asgjë personale me to, por pyetja është: Çfarë punësh keni bërë? Se po ta kishin ndritur në Tiranë, kur ishin në drejtim të qytetit, dhe vijnë në Rrogozhinë e Vorë, ti thua, hajt t’i dëgjojmë njëherë, se ndoshta, siç kanë bërë Tiranën në kohë të Lulit, do na bëjnë edhe Rrogozhinën. Por, sa kohë që asnjëra prej nënkryetareve nuk thotë dot një emër shkolle që bëri Luli në Tiranë, nuk thotë dot as një investim madhor, për sa kohë që nuk pastronin dot as plehrat e Tiranës, është e sigurt se kush dështon në Tiranë, nuk bën dot asnjë punë në Rrogozhinë apo në Vorë”, ironizoi Veliaj. 

Në fund, ai ftoi të djathtët e Rrogozhinës që votën ta japin për të ecur para për punën, dhe jo për sherrin. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.