Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zenelsky, ka falenderuar të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënonte pushtimin e vendit nga Rusia.
Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, ku i pari sipas rendit alfabetik është flamuri shqiptar.
“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter.
Pavarësisht kësaj, Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mundi ta miratojë rezolutën për shkak të vetos ruse.

