Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Broja: Nuk ka si Southampton për t’u rritur

09:25 / February 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armando broja 1.jpg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando Broja është i lidhur me Southampton, edhe pse ende nuk është bërë një vit që është pjesë e këtij ekipi. Sulmuesi, autor i 6 golave në Premier League këtë sezon, e vlerëson mundësinë që po merr te “Shenjtorët”.

“Është çmenduri si kanë kaluar këto gjashtë muaj te Southampton, koha ka fluturuar. Jam shumë i lumtur me mënyrën si kanë rrjedhur situatat. Erdha si një djalosh i ri por çdo ditë jam duke mësuar, duke përparuar dhe po filloj të shndërrohem në një burrë.

Kjo është falë Southampton, që më ka ndihmuar shumë në rrugëtimin tim dhe shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të bëj edhe më mirë”, thotë Broja, i cili kujton edhe ndeshjet e tij të parë me Southampton.

“Ndeshja ime e parë në Premier League ishte “wow”, shumë fëmijë e ëndërrojnë këtë. Në stadiumin St.Mary publiku ishte shumë i dashur, ishte një atmosferë surreale. Unë u mundova të qëndroja i fokusuar te fusha.

Thjesht të jem këtu është një nder, të luash në Premier League. Southampton është një klub që njihet për promovimin e futbollistëve, këtu kanë luajtur Van Dijk, Mane, Hojbjerg. Është një klub shumë i mirë për t’u zhvilluar si lojtar dhe është një ambient shumë familjar.

Ndihesh si në shtëpi, i sigurt dhe ku mund të shprehësh lehtësisht cilësitë. Unë e dija se këtu do të gjeja ambientin ideal për veten, ndaj nuk pata dyshime kur zgjodha Southampton. Sa i përket të ardhmes, nuk dua të mendoj për shumë larg. Kjo mund të të shkatërrojë mentalitetin dhe mendjen”, përfundoi Broja. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026

Manaj e Ismajli: Vuajtëm vetëm minutat e para, duam vendin e parë në grup

11:20 / September 27, 2026

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.