Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Moska i vendos afat deri në 7 të mbrëmjes Ukrainës: Ejani për bisedime, përndryshe…

12:44 / February 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
534c06da 0b3c 42fd be61 97097799318f 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia i ka dhënë afat Ukrainës deri në orën 7 të mbrëmjes të ditës së sotme për t’u ulur në bisedime në qytetin bjellorus të Gomelit. Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, tha për agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të presin deri në kohën e caktuar për të marrë një përgjigje.

“Sapo të marrim këtë konfirmim, ne do të nisemi menjëherë për të takuar homologët tanë në negociata. Ne jemi për paqe”, tha Medinsky.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e tyre që takimi të mbahet në Bjellorusi. Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Trupat ruse pushtuan kufirin e Bjellorusisë me mbështetjen e qeverisë së Bjellorusisë, sipas zyrtarëve ukrainas. Administrata e Bidenit më pas sanksionoi nëntë firma mbrojtëse bjelloruse për mbështetjen e tyre ndaj pushtimit, transmeton CNN.

Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt Bjellorusisë në një fjalim të dielën, duke thënë se “veprimet agresive” nga territori bjellorus nënkuptonin se nuk mund të mbahen bisedime në atë vend. Ai shtoi se Ukraina është sulmuar edhe prej pozicioneve bjelloruse.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të enjten se Zelensky është objektivi kryesor i agresionit rus.

“Nëse bisedimet refuzohen, pala ukrainase do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për gjakderdhjen,” tha Medinsky. “Por ne qëndrojmë këtu deri në orën 19:00 duke pritur një përgjigje nga pala ukrainase.”

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u shpreh se ai është “duke pritur” që Ukraina të vijë për negociata me Rusinë në vendin e tij.

“Ne jemi duke pritur. Të gjithë janë në Gomel duke pritur. Nëse vijnë, atëherë do të ketë negociata” u tha Lukashenko gazetarëve pas votimit në referendumin kushtetues në Minsk të dielën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse Belta.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi për medita se një delegacion rus ka mbërritur tashmë në Bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit ukrainas, raportoi RIA Novosti të dielën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.