Qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, Berdyansk, është tani nën kontrollin rus. Lajmi konfirmohet nga kreybashkiaku i këtij qyteti.
Trupat ruse kanë hyrë në qytet rreth orës 15:50 me orën lokale të së dielës dhe u panë duke lëvizur në qendër pak më vonë, tha kryebashkiaku Alexander Svidlo.
Ushtarët hynë në bashkinë e qytetit në orën 20:00. Rusët, tha ai, “na informuan se të gjitha ndërtesat administrative ishin nën kontrollin e tyre dhe se ata po kontrollonin ndërtesën e komitetit ekzekutiv. Por nën kontrollin e njerëzve të armatosur, unë e konsideroj këtë propozim të papranueshëm. Kështu ne, si të gjithë anëtarët e shtabit operativ, u larguam nga ndërtesa e komitetit ekzekutiv”.
Qyteti në Detin e Zi përmban një bazë të vogël detare ku jetojnë rreth 100,000 ukrainas.
Nga ana tjetër, imazhet satelitore të Maxar (një kompani e specializuar në vëzhgimin e Tokës, radarët dhe satelitët e shërbimit në orbitë, produktet satelitore dhe shërbimet e ngjashme), tregojnë një dislokim të madh të forcave tokësore ruse drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit.
Ato përmbanin qindra automjete ushtarake, duke u drejtuar në verilindje të qytetit ukrainas të Ivankiv dhe duke lëvizur në drejtim të Kiev – afërsisht 40 milje larg.
Sipas Fox News, kolona shtrihej për më shumë se 3.25 milje dhe përmbante karburant, logjistikë dhe automjete të blinduara si tanke, automjete luftarake të këmbësorisë, artileri vetëlëvizëse.

