Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkel neutralitetin, Zvicra del në krah të Ukrainës

16:03 / February 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
630 360 1561121025 199
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zvicra ka vendosur të mos e ruajë më statusin e “neutralitetit” dhe ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke i’u bashkuar kështu qëndrimeve të BE-së. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë presidenti federal i Zvicrës, Ignazio Cassis.

“Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sot të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së”, tha Cassis gjatë një konference për shtyp. “Është një veprim i pashembullt i Zvicrës, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale më parë”.

“Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, një sulm ndaj demokracisë, një sulm ndaj popullatës civile dhe një sulm ndaj institucioneve të një vendi të lirë. Kjo nuk mund të pranohet në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të pranohet politikisht dhe kjo nuk mund të pranohet moralisht”, shtoi Cassis.

Pas përfundimit të një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Federal të Zvicrës, Cassis dha një deklaratë duke theksuar se “në këto ditë të errëta”, Zvicra qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe shpreson se sanksionet do të inkurajojnë Kremlinin të “ndërrojë mendje”.

“Të luash në duart e një agresori nuk është neutrale. Pasi kemi nënshkruar Konventën e Gjenevës për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të lidhur me rendin humanitar”, tha Cassis. “Demokracitë e tjera do të mund të mbështeten te Zvicra; ata që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare do të mund të mbështeten në Zvicër; shtetet që mbrojnë të drejtat e njeriut do të mund të mbështeten te Zvicra”.
Cassis tha se Zvicra po mbyllte hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve të kërkimit dhe situatave emergjente.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.