Në një kohë kur xhaxhai i tij Olsi Rama është drejtor i përgjithshëm i klubit të Partizanit, djali i kryeministrit, Greg Rama, bën tifo për skuadrën e Tiranës. Disa ditë pas fitores tenestike kundër Laçit (4-1), Gregori ka takuar lojtarët bardheblu.
Përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ai shfaqet i qeshur teksa gjendet me Visar Bekajn, Vesel Limajn, Enur Totren dhe Taulant Seferin. Të gjithë futbollistë titullarë, të gjithë protagonistë me fanelën bardheblu duke dhënë kontributin e tyre.
Tirana gjendet në vendin e parë me 49 pikë, 6 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Derbi brenda familjes, i biri i kryeministrit feston me fanelën bardheblu, ndërsa të vëllait i duhet të luftojë me Partizanin për një vend në Kupat e Europës.

