Disa shpërthime të mëdha u dëgjuan rreth orës 18:40 me orën lokale të hënën në lindje të qendrës së qytetit të Kievit, raporton CNN.
Sakaq, kanë përfunduar bisedimet e delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvilluan sot në Bjellorusi. Të dy pakët janë kthyer në kryeqytetet e tyre përkatëse. Delegacionet mbajtën raundin e parë të negociatave.
Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës. Sot është vendosur që të ketë edhe një raund të dytë bisedimesh.
A huge explosion has just shaken Kyiv, no information is yet known of the casualties. Putin and Lukashenko are not even trying to respect the peace talks. #Ukraine pic.twitter.com/c8Y2j1u8Zb
— Belarus Free Theatre (@BFreeTheatre) February 28, 2022
