Dima Tkachenco, një violinist ukrainas ka folur për emisionin “Opinion” për situatën në Kiev, ku ai jeton.
Në një lidhje me Skype, thotë se njerëzit dinë që nuk kanë zgjedhje tjetër ose të vdesin ose të ekzistojnë në një vend të lirë dhe demokratik.
“Ne asnjëherë nuk kemi qenë më të bashkuar në historinë tonë. Mendoj që fryma është e ngjashme dhe kjo frymë… ne jemi vërtetë të zemëruar, jemi krenarë. Jemi duke mbrojtur tokat tona. Ne e dimë që kemi të drejtë. Ne e dimë që nuk kemi zgjedhje tjetër, pra ose do të vdesim ose do të vazhdojmë të ekzistojmë si vend i lirë dhe demokratik dhe të gjithë janë duke kontribuar për fitoren tonë, për largimin e armikut nga tokat tona. Fryma dhe morali është mjaft i lartë. E dinim që fuqia jonë ishte mjaft e fortë sepse në perëndim nuk mendonim që do të ishte aq e suksesshme”, tha ai.
Tkachenco u shpreh mirënjohës ndaj Shqipërisë dhe gjithë rezolutave që ajo ka miratuar për Ukrainën. Ai po ashtu tha se Ukraina meriton dhe duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.