Prestigjozja franceze L’Equipe ka shkruar se ylli francez Mbappe, i cili është përfolur aq shumë për një kalim tek Reali, i ka dhënë një përgjigje pozitive parizienëve për të nisur negociatat e rinovimit të kontratës. Ky lajm vjen si një suprizë për të gjithë pasi dihet tashmë që vetë ylli francez ka ëndërruar gjithmonë të veshë bluzën e Realit të Madridit.
L’Equipe shkruan:
“Mbappe në mënyrë surprizë ka hapur negociatat me PSG për të diskutuar mundësinë për një rinovim të mundshëm të kontratës. Në fakt, klubi francez në mënyrë konstante e ka kërkuar këtë duke qenë të gatshëm të plotësojnë yllit të tyre çdo kërkesë të mundshme, janë të gatshëm ta shndërrojnë në çdo moment në lojtarin më të paguar në botë, plus bonuse të ndryshe nëse firmos rinovimin e kontratës.”

