Shumë zëra të rëndësishëm në Francë, kanë thënë se pas pushtimit që Rusia i bëri Ukrainës, sanksionet e vëna nga Perëndimi kundër Moskës, do e dëmtojnë shumë ekonominë ruse.
“Ne do ta shkatërrojmë ekonominë ruse. Balanca e fuqisë së sanksioneve pas luftës në Ukrainë “është totalisht” në favor të Bashkimit Evropian, i cili “është në proces të zbulimit të fuqisë së vet ekonomike”, deklaroi ministri i Financave, Bruno Le Maire, për transmetuesin Franceinfo një ditë pasi Franca, Bashkimi Evropian dhe vende tjera kanë thënë se do të vendosin një rund të ri të sanksioneve ndaj Rusisë.
Të hënën, listës së sanksioneve të BE-së i janë shtuar edhe disa oligarkë të tjerë.
Një këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron u ka thënë gazetarëve se vendosja e sanksioneve të reja, të cilat synojnë të “rrisin koston” e luftës së Putinit, është “prioritet”.
