Pamje dramatike po qarkullojnë në rrjet ku shihet një 6-vjeçare nga Mariupoli e cila mbërriti me ambulancë në një spital në qytetit, së bashku me babain e saj të plagosur, koka e të cilit ishte mbështjellë me fasha. Ndërsa mjeku tentonte të mbante në jetë vajzën e vogël, ai i’u drejtua një fotografi dhe i tha: “Tregoji Putinit këtë: sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qanin”.

Vajza e cila ishte ende e veshur me pizhama rozë të cilat i kishte të përgjakura, ka prekur zemrat e të gjithë globit. Ndërkohë nëna e vajzës shfaqet në foton tronditëse duke mbajtur një palë shapka dhe një kapelë, ndërsa mjekët përpiqeshin me dëshpërim për të shpëtuar vajzën e saj.
“Nxirreni jashtë! Nxirre jashtë! Ne mund t’ia dalim!” bërtiti një punonjës i spitalit përpara se trupi i vajzës të vendosej në barelë dhe të futej brenda.
