Me qëllimin për të treguar një shenjë proteste ndaj Rusisë për pushtimin që ajo i ka bërë Ukrainës, diplomatët europianë janë larguar nga salla e Parlamentit Europian gjatë kohës kur fjalën e kishte ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Si ç’mund ta shohim edhe në videon e shpërndarë nga gazetari i “Reuters”, Seb Starceviç, pothuajse të gjithë diplomatët kanë dalë nga salla kur Lavrov filloi të mbajë fjalimin e tij. Lavrov ishte i kushtëzuar për ta mbajtur fjalimin e tj nëpërmjet një lidhjeje direkte pasi nuk mund të ishte fizikisht në sallë. Kjo për shkak se BE-ja ka bllokuar të gjithë fluturimet nga Rusia për në hapësirën e saj ajrore.
Dozens of diplomats stage a walk-out at the UN Human Rights Council during a speech by Russian Foreign Minister Sergey Lavrov.👇
— Seb Starcevic (@SebStarcevic) March 1, 2022
Lavrov was meant to attend the Geneva conference in person but couldn’t due to bans on Russian flights in European airspace. pic.twitter.com/O9t3P5eNiT
