CNN thotë janë mbledhur më shumë se një milionë firma deri më tani, në një peticion të nisur nga qytetarët rusë kundër luftës në Ukrainë.
Ky peticion u nis nga aktivisti për të drejtat e njeriut, Lev Ponomarev, dhe është arritur të grumbullohen 1 milion firma që nga pasditja e të martës. Personat që kanë nënshkuar peticionin përfshijnë akademikë, artistë, gazetarë, muzikantë, ekonomistë.
Figura të njohura të mediave ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram kanë bërë gjithashtu thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
