Një tjetër miliarder rus deklarohet kundër luftës duke bërë thirrje që kjo luftë duhet të ndalet menjëherë. Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, Mikhail Fridman tha se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sa më parë të jetë e mundur pasi është një “tragjedi” për të dyja palët.
Biznesmeni i cili ka lindur në Ukrainë, thotë se nuk mund të komentojë më drejtpërdrejt, pasi mendon se kjo do të rezultonte në një rrezik, jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin e tij.
Ai tha se ndalim i përgjithshëm për rusët që të bëjnë biznes në botë është i padrejtë, shkruan BBC.
Fridman është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon rrjete në Ukrainë, Rusi, Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan.
