Konflikti i ashpër që po zhvillohet në Ukrainë po shkakton dita-ditës më shumë viktima. Mes tyre, i vrarë ka mbetur edhe një futbollist, trupi i pajetë i të cilit është gjetur ditën e sotme.
Mesfushori quhej Dimitro Martinenko. Ai ishte një futbollist 25-vjeçar i cili luante në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit dhe ishte cilësuar si lojtari më i mirë.
Martinenko së bashku me nënën e tij, nuk mundën t’i shpëtonin bombardimeve që erdhën nga Rusia drejt Ukrainës duke mbetur kështu viktimat e radhës të kësaj lufte mizore.
