Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 139 të infektuar me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,030 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për virusin 49 qytetarë në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat, 6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamzë, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër.
Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç.
