“Hulku i Ukrainës” i del përpara me trup një tanku rus dhe vetëm me duar duket se e ndalon armikun.
Raportimet thonë se Vladimir Putin dhe ushtria ruse janë zënë të papërgatitur nga rezistenca ukrainase, gjë që ka gjetur simbolizëm të gjerë në burrin në video që me duart e shtrira duket se ndalon tankun në Bakhmach, në verilindje të Kievit.
Pamjet e burrit të paidentifikuar u shpërndanë dje në një faqe zyrtare ukrainase me shkrimin: “Hulku ukrainas ndalon tankun rus vetëm me duar.”
