Policia doganore në SHBA ka sekuestruar 600 kilogramë drogë të llojit metamfetaminë, të cilën trafikantët e kishin maskuar në formën e qepëve.
Mediet e huaja njoftojnë se policia kufitare në Kalifornia ndaloi kamionin që transportonte qepë për kontroll rutine. Ishin qentë ata që nuhatën drogën.
Menjëherë pas sinjalit që morën nga qentë policët nisën kontrollet e detajuara në ngarkesën me qepë, deri sa gjetën drogën, që trafikantët e kishin maskuar si qepë.
Mes mijëra qepëve të vërteta, doganierët gjetën rreth 1200 pako të bardha, të cilat trafikantët i kishin dhënë në formën e qepëve, në mënyrë që mos identifikohen nga policët.
Zyra federale doganore vlerësoi se 600 kilogramë metamfetaminë kanë një vlerë prej 2.9 milion dollarësh.
