Për të gjashtën ditë me radhë, kryeqyteti i Ukrainës ndodhet në shtetrrethim, duke filluar nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit.
Sipas mediave vendase, rekomandohet që asnjë qytetar mos të dalë nga vendet ku janë strehuar.
“Lëvizja nëpër qytet, gjatë kohës së shtetrrethimit, është rreptësisht e ndaluar. Mund të dilni nga shtëpia juaj, vetëm nëse ka një sirenë ajri për të shkuar në strehën më të afërt”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Po ashtu, në këshillat që u jepen qytetarëve thuhet se ata duhet të mbyllin dritaret dhe të fikin dritat.
“Civilët në rrugë, gjatë orës policore pa leje të posaçme, do të konsiderohen si anëtarë të grupeve të diversantëve dhe zbulimit të armikut”, thuhet në njoftim.
