Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet/ Berisha sulmon Bashën: Fushatën po ia bën Spartak Braho dhe Vangjush Dako

17:37 / March 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër ditë para se qytetarët e Durrësit të votojnë për kryetarin e ri të bashkisë, Sali Berisha u ka kërkuar banorëve të Xhafzotaj të bashkohen rreth kandidatit Ardian Muka. Berisha ka përcjellë mesazhin se fitorja në 6 mars do të ndihmojë partinë demokratike në rrugën e saj për të qeverisur vendin.

“Është interesi ynë jetik që me këtë revolucion të afrojmë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e shkëlqyer e Ardi Mukës dhe kandidatëve të tjerë i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe kthimit të PD në pushtet. ”

Berisha ka theksuar se Durrësi është keqqeverisur në 22 vite nga socialistët dhe qytetarët duhet të votojnë për ndryshimin. Një tjetër argument që Berisha ka listuar kundër kandidates socialiste është edhe çështja e inceneratoreve

“Ku del kjo zonja e lidhur me inceneratorët. Kjo ka dhënë 10 milionë euro minierës se floririt në Tiranë dhe kur u thirr kjo në komision, e lëshuan nervat dhe dëshmoi një arrogancë, edhe më të madhe se Edi Rama. Kjo ia mbathi.”

Nga ana tjetër, lideri historik i PD sulmoi edhe kandidatin tjetër të opozitës, Luan Hotin.

“Kush po ia bën fushatën, e keni marrë vesh, Spartak Braho. Gjushi në një anë, Spartak Braho në anën tjetër. Iu bëj thirrje asnjë votë Luan monopolit.”

Në javën e fundit të fushates elektorale, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Sali Berisha kanë kërkuar nga KQZ verifikimin e kandidatit të PD në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi. Sipas komisionit, Saraçi është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje pjesësh motorike, dhe preket nga ligji i dekriminalizimit. Po sipas Komisionit të Rithemelimit, Ferdinand Saraçi ka marrë një diplomë të shkollës së lartë pa kryer shkollën e mesme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.