Një 21-vjeçar i arrestuar nga policia pritet të dalë përpara gjykatës për akuzën e abuzimit të një të miture që e njohu në platformën “Snapchat”.
Bazuar në humbjen në banesë të gati 1 milion lekëve, e ëma e vajzës kërkoi nga prokurorët gjetjen e autorëve. Gruaja me inicialet M.S përmendi se herë pas herë ajo konstatonte humbjen e parave ku dhe zbuloi se hajduti ishte e bija.
Por kur e mitura është pyetur për shkaqet, ajo u tha psikologëve se shantazhohej nga ish i dashuri. E njoha në ‘Snapchat” dhe u lidha nga frika, tha fëmija në dosje, ‘dhe për shkak se ai më bëri foto intime, më urdhëronte të izolohesha nga të gjithë, në të kundërt do t’i publikonte. Sipas dëshmisë së administruar, e mitura u nda pas abuzimit, por kërcënimet vazhduan me kërkesa të tjera.
Të dhënat e prokurorisë konfirmojnë se hetimet për abuzimet e fëmijëve në rrjet janë rritur në masën 30 përqind.
