Arbër Sula, polici që vrau Jurgen Dukën në minutat e para të 14 dhjetorit në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë është vetëdorëzuar sot në komisariat.
Konflikti nisi për radhën e kryerjes së pagesës në supermarket, ndërsa viktima Jurgen Duka ka tentuar t’i paguaj edhe pijet policit Sula. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë “nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua”. Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar, e pas konfliktit e ka qëlluar me plumb në zemër.
Si ndodhi sherri
Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Punonjësi i marketit në rrugën ‘Irfan Tomini’ tenton t’i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ia del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij Orgest Drazhi.
