Turqia nuk ka plane të vendosë sanksione kundër Rusisë me shpresën se do të “mbajë të hapur” kanalin e dialogut me Moskën.
Kështu ka thënë zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Ne kemi nevojë për një aktor që mund të flasë me Rusinë, – nënvizoi Ibrahim Kalin – “Kush flet me Rusinë nëse të gjithë prishin urat? Ne nuk po planifikojmë një paketë sanksionesh për ta mbajtur të hapur këtë kanal”.
