Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U kap me makinën plot me klandestinë, pranga 22-vjeçarit në Durrës

09:49 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1 2 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë një 22-vjeçar me banim në Tiranë, i cili u kap teksa trafikonte emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, ndalimi u bë në zonën e Plepave në Durrës. Kur i riu ka konstatuar uniformat blu, është përpjekur menjëherë të largohet duke ikur me vrap por është kapur pak metra më tutje.

Në kontrollin e ushturar në makinën e tij, policia gjeti 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina të cilët do të transportoheshin drejt Shkodrës. Më pas ata do të kaloheshin në Mal të Zi me qëllim trafikimin në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Emigranti”.  Transportonte 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Po gjatë operacionit u kap dhe një person i shpallur në kërkim për llogari të DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi, me destinacion një nga vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Emigranti”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet u konstatuan 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, të cilët 22-vjeçari po i transportonte drejt Shkodrës, kundrejt fitimit.

Po gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e  Trafiqeve të Paligjshme u kap shtetasi F. Q., 28 vjeç, person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.