Moti i keq që përfshiu ditën e djeshme vendin tone, ka detyruar Autoritein Rrugor Shqiptar që të bëjë një monitorim të plotë të situatës në të gjitha akset rrugore të vendit.
Në një postim në Facebook në faqen zyrtare të këtij institucioni, njoftohet se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, ndërsa vetëm në disa akse është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Postimi i ARRSH:
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore🗻 ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët 🚧 Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës 🚧 për të evituar ngricat❄️ Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale 🚗 në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🌨
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, sqarohet në njoftimin e ARRSH.
