Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hiqet ora policore, Komiteti i Ekspertëve: Mbetet në fuqi masa për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura

11:18 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 18e8f8cc76cee93d0cf6b1fc0d405339
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur heqjen e orës policore në vendin tonë. Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se ata që janë të prekur nga COVID do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Ndërkohë Komiteti ka sugjeruar që vaksinimi të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç.

“Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Vaksinimi si e theksoi edhe profesoresha, duhet të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç. Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit dhe për ata që nuk i kanë këto dokumente vazhdon të mbetet në fuqi izolimi.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët deri në 6-vjeç. Vazhdon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura. Mbetet në fuqi edhe masat për ndalimin e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Sa i përket orës policore, mendohet të mos jetë më. Hiqet ora policore. Ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situatë”, tha Rakacolli.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi se java e fundit ka shënuar incidencën më të ulët duke vënë theksin te rëndësia e vaksinimit te popullsisë.

“Java e fundit ka shënuar incidencën më të ulët. Referuar të dhënave statistikore krahasuar me vitin e shkuar indikatorët matës kanë tregues shumë më të ulët. Niveli i pozitivitetit është në nivelin e 7.9% krahasuar me javën pararendëse që kanë pasur një nivel më të ulët. Vazhdon puna e strukturave në vijim për vaksinimin në vend në nivel kombëtar”, u shpreh Tomini. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.