Në asamblenë e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila u mbajt pak çaste më parë, u vendos të shtyhet zhvillimi i procesit zgjedhor i cili ishte parashikuar për sot. Data e caktuar për t’u mbajtur ky proces u vendos 15 marsi, ora 10:00.
Mësohet se gjatë mbajtjes së kësaj asambleje, disa anëtarë të Komunitetit Ekzekutiv të cilët ishin pjesë e zgjedhjeve janë tërhequr nga gara.
Bëhet fjalë për zv.Presidentin e federatës, Edvin Libohova, Bardhyl Minxhozi, Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spahiu.
