Pas dorëheqjes nga drejtimi i klubit të Chelsea për shkak të sanksioneve britanike dhe kalimit të tij nën administrimin e fondacionit të tij bamirës, Roman Abramovich po mendon që ta shesë përfundimisht klubin londinez. Për të marrë në zotërim skuadrën e madhe europiane kanë shprehur interes shumë biznesmenë të tjerë, ndër të cilët edhe miliarderi zvicerian Hansjorg Wyss.
Nga ajo që zbulon “Daily Mail” , Abramovich kërkon 3 miliardë funte, saktësisht afro 3,6 miliardë euro për shitjen e klubit londinez që e kishte blerë në vitin 2003.
Por kjo shifër duket shumë e lartë për zviceranin, i cili është i gatshëm të ofrojë deri në 2 miliarë euro.
“Më duhet të pres edhe katër ose pesë ditë. Abramovich për momentin po kërkon shumë. Unë jam i gatshëm t’i ofroj 2 miliard euro.
“Sot për sot, nuk e dimë saktë çmimin e shitjes. Unë do ta imagjinoja veten duke hyrë në Chelsea me partnerë. Mirëpo, më duhet t’i shikoj mundësitë gjeneralë fillimisht. Nuk do t’i hyj kësaj pune i vetëm, kjo është e sigurt. Nëse e blej Chelsean, më pas do të jemi 6 ose 7 investitorë”, ka theksuar Wyss.
Theksojmë se Abramovich përballet me sanksione nga Britania e Madhe pasi konsiderohet si njeri i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën. Abramovich po mundohet t’i shesë po ashtu edhe pronat e tij të shumta në Londër, të cilat e kapin shifrën e më shume se 1 miliardë eurosh.
