Në autostradën në afërsi të Fushë-Milotit, djegia e shkurreve dhe mbetjeve është kthyer në një problem për lëvizjen e automjeteve.
Erërat e fuqishme po ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të flakëve ndërkohë që në një distancë diku tek 20 metra nga zjarri ndodhet dhe një pikë karburanti.
Pritet që zjarrfikësja të mbërrijë në vendngjarje, ndërsa është krijuar goxha vështirësi në lëvizjen e mjeteve për shkak të pranisë së lartë të tymit në rrugë.
