Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Problemet me kockat dhe matja e densitetit të tyre, testi bëhet edhe në Poliklinikën Qendrore

15:51 / March 2, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
demtimi i kockave e1646225345748 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Matja e densitetit kockor për personat që kanë probleme me shëndetin e kockave, tashmë nuk do të bëhet vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për të shmangur radhët në marrjen e këtij shërbimi, kryerja e testit të densitetit kockor do të bëhet edhe pranë Poliklinikës Qendrore. Nëpërmjet skemës së referimit qytetarët tashmë do të mund të kryejnë falas këtë test pranë kësaj poliklinike në kryeqytet. Do të jetë mjeku i familjes dhe ai specialist që do të rekomandojnë edhe nevojën për matjen e densitetit kockor për çdo person. Në këto kushte çdo pacient i siguruar mund të paraqitet tek mjeku specialist për marrjen e këtij shërbimi pa pagesë kur është i pajisur me kartën e shëndetit, atë të identitetit, si dhe rekomandimin e mjekut të familjes, apo mjekut të përgjithshëm për matjen e densitetit kockor. Ky është një ndër testet më të rëndësishme për të përcaktuar kujdesin e hershëm që duhet të ndiqet në trajtimin e sëmundjes së osteoporozës, apo edhe ndërlikimeve të tjera që mund të prekin kockat.

Prej disa ditësh në ambientet e Poliklinikës Qendrore është instaluar një prej katër aparaturave “Dexa” për matjen e densitetit kockor, të cilat për herë të parë po përfshihen në sektorin e shëndetit publik në vendin tonë. “Dexa” është aparat që përdoret për diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës, e cila ndodh më tepër te gratë mbi moshën 50 vjeç dhe në meshkujt mbi 60 vjeç. Ndonëse më e rrallë, kjo sëmundje mund të prekë edhe moshat më të reja. Sipas të dhënave të referuara nga Organizata Botërore e Shëndetit rezulton se 13-18 për qind e grave pas moshës 50 vjeç kanë gjasa të vuajnë nga osteoporoza, ndërkohë që risku bëhet edhe më i lartë me rritjen e moshës. Mjekët vlerësojnë se duke kryer në kohë këtë ekzaminim, jo vetëm mund të diagnostikojmë më shpejt sëmundjen e osteoporozës, por edhe të bëhet vlerësimi dhe dhënia e trajtimit të duhur në çdo fazë të zhvillimit të sëmundjes. Me matjen e densitetit të kockave mund të vlerësohet herët edhe rreziku që keni për të bërë fraktura (thyerje të kockave) me kalimin e moshës.

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke shtuar riskun dhe duke e bërë atë më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale, shpesh pa simptoma derisa ndodh fraktura e parë. Në shumë raste është ajo që evidenton osteoporozën, prandaj dhe është quajtur nga strukturat mjekësore si një “epidemi e heshtur”. Osteoporoza prek si femrat, ashtu edhe meshkujt. Keqkuptimi më i zakonshëm është se kjo sëmundje prek vetëm femrat. Është e vërtetë se gratë në menopauzë janë më të rrezikuara për osteoporozë, por janë në masë edhe meshkujt që vuajnë nga kjo sëmundje. Rreziku për shfaqjen e osteoporozës shtohet me kalimin e moshës.

Vendosja e diagnozës dhe kujdesi për trajtimin

Për vendosjen e diagnozës rekomandohet kryerja e testit të matjes së densitetit kockor. Të gjithë individët që konstatojnë probleme me shëndetin e tyre të kockave, e sidomos ata mbi 50 vjeç (veçanërisht gratë në menopauzë dhe ata të cilët kanë një faktor rreziku), duhet të bëjnë matjen e densitetit kockor. Në varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor, mjeku mund të japë ilaçe dhe suplementë për të parandaluar humbjen e masës kockore. Një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetesës mund të shmangë shumë nga frakturat. Autoritetet e shëndetit publik sqarojnë se trajtimi i osteoporozës është efektiv vetëm nëse merret sipas rekomandimeve të mjekut. Trajtimi i osteoporozës zgjat për periudha të gjata kohore, prandaj për shumë njerëz nuk është i këndshëm. Por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta ndërprerë mjekimin. Krahas mjekimit, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D është e domosdoshme mbasi ndihmon për të siguruar efektivitetin maksimal të mjekimit me medikamente.

Investimet në aparatura

Gjatë inspektimit të zhvilluar dje në Poliklinikën Qendrore për kryerjen e testeve të densitetit kockor edhe në nivelin parësor, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli tha se këto janë investime që rrisin gamën e shërbime të ofruara në sistemin shëndetësor publik duke forcuar dhe kapacitetet e burimeve njerëzore për të kryer ekzaminime më shpejt.

“Në kuadër të investimeve që vijojmë të bëjmë në të gjithë rrjetin tonë të shërbimeve, kujdesit parësor, kujdesit spitalor, atij specialistik, poliklinikat tona, jemi këtu sot pasi ka filluar puna edhe me një aparaturë të re, pikërisht për ekzaminimin e densimetrisë kockore apo të gjithë ato problematika që ka, përsa i përket osteoporozës. Tashmë është një ekzaminim që bëhet edhe në Poliklinikën Qendrore. Ndaj është gjithmonë rasti për të informuar të gjithë qytetarët që kemi të instaluar këtë aparaturë të re për matjen e densitetit të kockave dhe zbulimin në kohë të rrezikut për sëmundjen e osteoporozës”, deklaroi dje ministrja Manastirliu.

Aparaturat “Dexa”, janë instaluar në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, në Qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe në poliklinikat e spitaleve Vlorë dhe Shkodër. Investim i qeverisë shqiptare për pajisjen e poliklinikave dhe spitaleve me pajisjen mjekësore për matjen e densimetrisë kockore për personat që vuajnë nga osteoporoza, arrin në vlerën e 15.4 mln lekëve.

Faktorët e riskut

Disa faktorë duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. Këta faktorë mund të jenë të pandryshueshëm ose të modifikueshëm. Faktorët që shtojnë rrezikun për këtë sëmundje dhe që ne nuk mund t’i ndryshojmë janë: mosha, gjinia, historia familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit me osteoporozë paraqesin rrezik), menopauza, hypogonadizmi te meshkujt, përdorimi për një kohë të gjatë i disa ilaçeve (kortizonikë, hormone të tiroides, antiepileptikë, citostatikë), artriti reumatoid si dhe disa sëmundje kronike (keqpërthithja, sëmundjet e mëlçisë, hyperthyroidismi, etj). Nga ana tjetër është e rëndësishme që njerëzit të njohin faktorët e rrezikut individual apo të modifikueshëm, të cilët mund të mbahen nën kontroll. Këta faktorë përfshijnë: konsumin e lartë të alkoolit, pirjen e duhanit, indeksin e ulët të masës trupore (nëse është < 19-20kg/m2 kjo rrit rrezikun për fraktura), ushqyerjen e varfër me kalcium dhe proteina, marrjen e paktë në vitaminë D, mungesën e aktivitetit fizik, etj.

Kur duhet të shqetësoheni:

Autoritetet e shëndetit publik sqarojnë se duke qenë se humbja e masës kockore gjatë osteoporozës ndodh gradualisht dhe është e padhimbshme, ajo nuk ka simptoma të dukshme që tregojnë se një person është duke zhvilluar osteoporozën. Për këtë arsye osteoporoza quhet “epidemi apo sëmundje e heshtur”. Megjithatë, disa shenja të tilla, si: dhimbja e lehtë, reduktimi i gjatësisë trupore me disa centimetra, apo frakturat mund të jenë të lidhura me zhvillimin e sëmundjes së osteoporozës. Shpesh shenja e parë e osteoporozës është fraktura/thyerja e kockës. Një pjesë e mirë e rasteve janë fare pa shenja dhe osteoporoza konstatohet rastësisht mbas kryerjes së një testi të matjes së dendësitetit kockor.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

13:14 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.