Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bonot e Privatizimit deri në 2023, hyn në fuqi ligji. Mund të përdoren për legalizimet

17:49 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
legalizime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimi Ligjor që zgjat afatin e vlefshmërisë së Bonove të Privatizimit deri në fund të vitit 2023. Kjo është shtyrja e tetë e afatit të vlefshmërisë së Bonove të Privatizimit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë.

Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Në procesin e privatizimit masiv u përdorën vetëm një pjesë e vogël e tyre, 14.59 për qind e totalit ose 21.35 për qind e bonove të privatizimit të shpërndara.

Gjithësesi, Qeveria argumentoi se ato kanë ende hapësira përdorimi. Një prej opsioneve është përdorimi ui tyre procesin e privatizimit me të drejtë parablerjeje për ish-pronarët e truallit, për subjektet që kanë objekte me kontratë qiraje apo enfiteoze, si dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale nëpërmjet ASHK-së.

Meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore ende vazhdon të mos jetë përfshirë një numër i konsiderueshëm objektesh kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo dhe të organeve të pushtetit vendor etj., si dhe duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish-pronarëve të njohur apo kthyer me vendime të kthimit dhe kompensimit të pronave, mendojmë se mund të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët, duke e likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve në rast parablerjeje me bono privatizimi (lekë privatizimi).

Gjithashtu, është hapur mundësia e përdorimit të bonove të privatizimit dhe i lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nëpërmjet ASHK-së, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.