Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Abramovich konfirmon se do ta shesë Chelsea-n, lekët do shkojnë për ukrainasit

20:56 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Abramovich
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Abramovich ka nxjerrë në shitje Chelsea-n. Pas vendimit për t’u larguar nga pozicioni i presidentit, ai ka konfirmuar në një komunikatë zyrtare për shtyp vendimin për ta shitur ekipin, duke saktësuar se të ardhurat nga shitja do t’i shkojnë një fondi bamirësie për personat e goditura nga lufta në Ukrainë.

Komunikata e Abramovich

“Doja të sqaroja spekulimet e bëra në ditët e fundit në lidhje me pronësine time të Chelsea-t. Siç kam thënë më parë, kam marrë gjithmonë vendime në interes të klubit. Kështu, në situatën aktuale kam marrë vendimin ta shes Chelsea-n, sepse besoj se është gjëja më e mirë në interes të klubit, tifozëve, vartësve, por edhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit.

Për mua nuk bëhet fjalë për para, por për një pasion për lojën dhe klubin. Ndër të tjera, kam udhëzuar stafin tim që të krijojë një fondacion bamirës ku do të dhurohen të ardhurat neto nga shitja e klubit. Fondacioni do të jetë për të gjithë viktimat e luftës në Ukrainë. Kjo përfshin edhe mbështetje financiare për nevojat urgjente të viktimave, ashtu si edhe mbështetje afatgjatë për rikuperimin.

Ju lutem, dijeni se ky ka qenë një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb të ndahem në këtë mënyrë nga Klubi. Megjithatë, mendoj se është në interesin më të mirë të ekipit.

Shpresoj ta vizitoj për një herë të fundit Stamford Bridge, që t’ju përshëndes të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj të jem pjesë e Chelsea-t dhe jam krenar për të gjithë sukseset që kemi arritur. Chelse adhe tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026

Manaj e Ismajli: Vuajtëm vetëm minutat e para, duam vendin e parë në grup

11:20 / September 27, 2026

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.