2 persona janë arrestuar ndërkohë që si tre të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës.
Në pranga ka rënë K. B., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në ambientet e lokalit të tij, është konstatuar zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit.
Gjithashtu në prangat e uniformave blu ka rënë edhe edhe 53-vjeçari me inicialet A. M., i cili kishte shkaktuar një aksident duke plagosur veten dhe pasagjerin. Ndërkohë, tre persona të tjerë janë proceduar, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit:
– V. B., 53 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime në pronën e saj, pa lejen e organeve kompetente;
– N. Xh., 59 vjeç, banues në fshatin Dërmish, Finiq, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur;
– Q. Rr., 59 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi është kostatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane jashtë vendit të përcaktuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. M., 53 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. Z., 58 vjeç, banues në Poro.
———
Më datë 02.03.2022, shtetasja G. F., 57 vjeçe, banuese në Delvinë, ka kallëzuar se më datë 15.02.2022, është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi K. H., 52 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
