Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Manovra të rrezikshme shpejtësie në kulmin e trafikut, ndalohet i riu nga policia

10:50 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka ndaluar një shtetas në autostradën Tiranë-Durrës, pasi i riu po kryente gara shpejtësie dhe manovra të tjera të rrezikshme duke u kthyer në rrezik për veten dhe për drejtuesit e tjerë të automjeteve. Aq më tepër që këto manovra po kryeshin në një orar ku kishte fluks të trafikut. Shoferi në fjalë po drejtonte një automjet të tipit “BMW” dhe policia tha se njoftimi ka ardhur nga qytetarët.

Fill pas ndalimit, policia e ka ndëshkuar me një gjobë me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë ndërsa janë marrë masa për bllokimin e automjetit të tij.

Me po të njëjtën gjobë (40.000 lekë të rinj), policia bën me dije se janë dënuar edhe 14 drejtues të tjerë mjetesh të cilët po ashtu kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Kreu manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në rrugën interurbane Tiranë-Durrës në pikun e trafikut duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, por identifikohet dhe bllokohet nga Policia Rrugore e Tiranës, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, nuk rregullojnë shpejtësinë dhe bëjnë gara me shpejtësi, në datën 23.02.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar një video e një mjeti markë “BMË” ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. G.

Për kundërvajtjen e kryer ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë si dhe u mor masa e bllokimit për automjetin.

Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët, që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.