Këtë mëngjes, në ditën e tetë të luftimeve në Ukrainë, qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar miratimin e një raundi shtesë sanksionesh në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Këto sanksione lidhen kryesisht me kompanitë ruse në industrinë e aviacionit, të cilat nuk do të kenë më akses në shërbimet e sigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
