Mediat ukrainase njoftojnë për vrasjen e një figure të lartë të ushtrisë ruse duke i’u referuar një postimi në rrjetet sociale nga një kolegu i tij. Bëhet fjalë për Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët kryesorë që drejtonte sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale të quajtura “Spetsnaz”. Raportohet se vrasja e tij ka ndodhur ditën e djeshme rreth pasdites.
! Ukrainian armed forces announced that they have killed maj. gen. Andrey Sukhovetskiy, a Spetsnaz commander and deputy chief of the 41 Army in Novosibirsk. This appears confirmed by a spokesperson of the Russian Paratroopers Union. If confirmed, major demotivator for RU.
— Christo Grozev (@christogrozev) March 3, 2022
Postimi i cituar nga mediat ukrainase që njoftonte vdekjen e gjeneralit ishte shkruar nga Sergei Chipilev, një përfaqësues i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria në Ushtri”.
“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special ushtarak”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.

