Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kosova kërkon anëtarësimin në NATO, ky shtet përkrah publikisht

14:11 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nato kosovo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mehaj përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic lidhur me këtë çështje.

“Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, ka thënë Mehaj.

Më tutje, Mehaj konfirmoi se me homologun kroat kanë diskutuar edhe për situatën në Ukrainë.

” Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë. Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, njoftoi më tutje ai.

Postimi i plotë:

Kroacia mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e vendit tonë në NATO

Sot pata një bisedë me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic.

Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar.

Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic!

Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat!

#SëBashkuMëTëFortë!🇽🇰🤝🇭🇷

#ZajednoSmoJači!🇽🇰🤝🇭🇷.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.