Në ndeshjen mes Kastriotit dhe Skënderbeut e cila është duke u luajtur momentalisht në Kamëz, e vlefshme për javën e 23-të të Abissnet Superiore, ka ndodhur një situatë krejt e pazakontë. Arbitri i sfidës, Juxhin Xhaja ka ndëshkuar me karton të kuq lojtarë nga të dy ekipet që pa filluar dueli.
Vendimi i arbitrit erdhi pasi lojtari Dida i Kastriotit dhe Bajrami i Skënderbeut u përplasën në tunelin e stadiumit teksa po dilnin drejt fushës. Ky veprim detyroi Xhajën t’ju tregojë të dy futbollistëve kartonin e kuq.
Të dy lojtarët në fjalë ishin titullarë në formacionet e skuadrave respektive. Por pas këtij incidenti, ata kanë prishur planet e Çelës dhe Memellit në këtë sfidë shumë delikate për mbijetesën. Megjithatë, pavarësisht kartonëve të kuq, të dy ekipet mundën të fillonin duelin me nga 11 lojtarë.
Ndërkohë, neni 3.6 në rregulloren e lojës parashikon se:
Një lojtar i cili ndëshkohet me të kuq para fillimit të lojës pasi është përfshirë në formacionin titullar, mund të zëvendësohet nga një lojtar i stolit numri i zëvendësimeve që mund të kryejë skuadra nuk reduktohet.
