Zbardhen detaje nga raundi i dytë i bisedimeve mes dy delegacioneve rus e ukrainas, që pritet të zhvillohet në orët e ardhshme.
Negociatori ukrainas, Davyd Arakhamia, raporton se qëllimi minimal i Kievit është që të krijojë korridore humanitare, rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të konfliktit.
Ai ka publikuar dhe një fotografi të delegacionit ukrainas, i cili është nisur me helikopter drejt vendit, ku do të zhvillohet raundi i dytë i negociatave. Kjo vjen, pasi numri i njerëzve që po ikin nga Ukraina, ka arritur në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug të vendit.
