Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet babai dhe procedohet penalisht i biri te “Liqeni”, e kishin mbushur shtëpinë me armë

10:12 / March 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrest 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 50-vjeçar me iniciale N.Xh është vënë në pranga nga Policia e Tiranës si rezultat i një operacioni të koduar “Liqeni”. Uniformat blu bëjnë me dije se pasi kanë marrjë informacionin në rrugë operative, kanë organizuar një operacion për të kontrolluar në banesën e 50-vjeçarit e cila ndodhej në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit.

Gjatë kontrolleve që policia ka ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak.

Në hetim në gjendje të lirë është vënë edhe djali i tij 16-vjeçar. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 pushkë sportive dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, procedohet penalisht djali i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– N. Xh., 50 vjeç, banues në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht dhe djali i tij, shtetasi A. Xh., 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Xh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.