Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Rusia bllokon mediet perëndimore në vend për lajme të “rreme”

10:23 / March 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shutterstock 1382330768 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet ruse kufizuan sot aksesin në mediat perëndimore, përfshirë BBC dhe Deutsche Welle , duke i akuzuar ato për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës .

Operatori kombëtar i telekomunikacionit i Rusisë (Roskomnadzor) ka “kufizuar” transmetimin në mbarë vendin të BBC dhe Radio Evropa e Lirë, të financuar nga SHBA, të mediasDeutsche  Welle dhe aksesin në median e pavarur Meduza, pas kërkesës së prokurorit.

Moska është ankuar vazhdimisht se mediat perëndimore i paraqesin ngjarjet me një pikëpamje të njëanshme dhe shpesh antiruse. Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se qasja në shërbimin në gjuhën ruse të BBC-së, si dhe në Radio Liberty dhe faqen e internetit Meduza, është kufizuar.

Ndërkohë Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar ligjin që dënon deri në 15 vite burg ata që përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura ruse. SkyNews shkruan se është ende e paqartë si do të përkufizohet informacioni i rremë sipas këtij ligji. Ai parashikon edhe gjoba për ata që shpërndajnë me dashje informacionin e rremë.

Mendohet se kjo do të synojë kryesisht gazetarët rusë, thotë redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn. “Kjo tregon se hapësira e informacionit po ngushtohet. Mendoj se tregon drejtimin e udhëtimit për qeverinë ruse.” 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.