Të gjithë e mbajmë mend vogëlushen 10-vjeçare, Polina që u vra disa ditë më parë në Kiev. Por për fat të keq, gjatë bombardimeve në kryeqytetin ukrainas u vra edhe i vëllai i saj Semyon, vetëm 5 vjeç. Ai u dërgaua menjëherë në spital ku ndodhej në terapi intensive pas lëndimeve të marra, por nuk mundi të mbijetojë.
Ky lajm u bë publik nga “Telegraph”, që shpjegon se fëmija ishte transportuar me urgjencë në spital së bashku me motrën tjetër më të madhe Sofia, 13 vjeç, e cila mbetet ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë bombardimeve kishin mbetur të vrarë edhe prindërit e fëmijëve, Anton Kudrin dhe Svetlana Zapadynskaya. Semyon, sipas asaj që raporton tabloidi, vdiq në Children’s Hospital.
