Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vështirësohet lëvizja në bypass-in e rrugës së Arbrit, policia thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

11:54 / March 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reshje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orët e fundit ka patur sërish një përkeqësim të motit në vendin tonë duke shkaktuar jo pak vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë.

Në një prononcim për mediat, Policia e Shtetit njofton se ka shtuar masat e sigurisë për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës dhe i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen shumë të kujdesshëm.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Për shkak të kushteve të motit me reshje shiu dhe dëbore, në disa akse dhe segmente rrugore janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti që në fundjavë ka lëvizje të shtuara drejt zonave turistike dhe atyre bregdetare, si dhe për shkak të motit të keq në disa zona, ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Në zonat malore drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat dimërore dhe në çdo rast të kenë me vete pajisjet antirrëshqitëse.

Për çdo nevojë dhe problematikë telefononi në 112 ose dërgoni mesazhe në Komisariatin Dixhital, ju garantojmë ndihmë të menjëhershme nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore’, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.